Bordeaux En Primeur

Group 11

Çfarë do të thotë?

Shprehja En Primeur identifikon sistemin e blerjes dhe shitjes se verës kur ajo është ende në fuçi, perpara mbushjes së shisheve.

Në këtë mënyrë, konsumatorit i jepet mundësia për të investuar në një etiketë të caktuar para se ajo të arrijë në treg materialisht. Zakonisht, fushatat En Primeur, të cilat janë pothuajse gjithmonë një karakteristike e prodhimit te veres ne rajonin e Bordeaux, fillojne 18 muaj para se vera te jete ne dispozicion te tregut. Si pasoje i ketij fakti, edhe pagesa kryhet me paradhënie ne baze te rregullave që ka çdo tregtar.

Avantazhet e blerjes En Primeur janë të shumta. Në një treg gjithnjë e më global, ku vera është bërë një aset në vëmendjen e fondeve të investimit, te blesh En Primeur do të thotë pothuajse gjithmonë të garantosh fitime te forta kur vera shitet, sepse çmimi i periudhës En Primeur mund të jete i reduktuar ndjeshëm. Përveç kësaj, shumë etiketa si shkak i disponibilitetit te tyre të dobët në treg, mund të blihet me çmime “normale” vetëm gjatë fushatave En Primeur.

Gotan Wine, duke dashur te garantoje një shërbim në 360 gradë, është në gjendje të ofrojë vit pas viti, të gjitha fushatat En Primeur në sajë të partneritetit të saj të veçantë me tregtaret kryesorë ne Bordeaux.

Jo vetëm: në sajë të kontakteve tona, ne mund të plotësojmë të gjitha kërkesat që mund të keni për cilendo etikete te prodhuar në Bordeaux.

Për më shumë informacione, kërkesa për çmimet dhe më shumë qe ju nevojitet për nje blerje të thejshte dhe të sigurt, ju lutemi te na kontaktoni nepermjet e-mailit tonë.

Investo me ne

Dërgo një mesazh

Contact Us AL

Fushat e shënuara me një yll (*) janë të detyrueshme.

Gotan Wine
Rruga Adria,
2001 Durrës, Shqipëri.
Directions
+355 69 20 21809
+39 349 61 50972
[email protected]
[email protected]