Kantinat
Prodhues të përfaqësuar
Me prodhuesit në vijim, ne kemi partneritet të fortë dhe janë ata që, me shumë kënaqësi, përfaqësojmë në të gjithë vendin dhe më gjerë.
Për secilin prej tyre, kemi vendosur që të përfshijmë një përshkrim të shkurtër, për t’ju dhene mundësine që t’i njihni pakez edhe ju. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se produktet tona janë vetëm rezultat i kantinave te tyre. Ne fakt, Gotan Wine, do të jetë e kënaqur qe të përmbushe çdo kërkesë në lidhje me produktet e çdo prodhuesi, në mbarë botën.
Për më tepër, duhet të themi se kjo është pjesa e faqes se internetit me ndryshime të vazhdueshme, sepse vullneti ynë është që të bëhemi distributoret zyrtar e disa prej prodhuesve më të rëndësishme në botë.
Vera ka ekzistuar prej mijëra vitesh në Mesdhe, por Franca e ka transformuar atë në pjesë të zhvillimit të tyre dhe e kanë konsideruar prodhimin e verës si art për më shumë se dy mijë vite.
Siç tregon dhe historia, grekët dhe romakët sollën verën në Francë dhe gjetën kushte të përsosura të rritjes në shumë zona. Ashtu si në shumë vende të tjera evropiane dikur nën sundimin e Perandorisë Romake, vera u bë pjesë e jetës së përditshme dhe mjet tregtie kur Romakët u larguan.
Me 7-8 miliardë shishe verë në vit të prodhuara, Franca është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë.
Me një histori vere që daton më shumë se 4,000 vite dhe një klimë ideale për vreshtarinë, Italia është një nga vendet me larminë më të madhe të prodhimit të verës në botë.
Etruskët, dhe më pas Romakët, zhvilluan një përkushtim të lartë për prodhimin e verës. Zoti Romak Bacchus dhe festat e celebrimit të tij, Bacchanalia, dolën jasht kontrolli deri në pikën që u ndaluan përfundimisht nga Senati Romak.
E dyta në botë vetëm pas Francës, Italia ka qenë vazhdimisht një udhëheqëse botërore në prodhimin e verës. Gjatë historisë së saj, Italia moderne evoluoi nga një grupim qytet-shtetesh. Njëzet rajonet verëprodhuese të sotme vijojnë në kufijtë politike të qytet-shteteve të së kaluarës. Vera prodhohet në të njëzet rajonet dhe ndjek sistemin evropian të ligjeve bazuar në zona gjeografike shumë specifike, varieteteve të rrushit, kërkesave të vjetërimit dhe kontrollesh të tjera të cilësisë së prodhimit të verës.
Për sa i përket vëllimit të verës, rajonet kryesore janë Veneto, Pulia, Siçilia dhe Emilia-Romagna. Për sa i përket emërtimeve më cilësore, (zonat DOCG ose DOC), rajoni kryesor është Piemonte, i ndjekur nga Toskana.
Historia e verës në Kaliforni fillon me misionet spanjolle, e para prej të cilave ndodhej në San Diego në 1769. Misionet françeskane u ngritën në të gjithë Kaliforninë dhe qëndruan në veprim deri në 1834 duke rritur rrushin Criolla (Mission) që u transformua në verë me cilësi të ulët dhe raki. Megjithëse një emigrant francez ishte i pari që mbolli varietete të rrushit evropian në Los Anxhelos në vitet 1830, vetëm në vitin 1857 kur Konti Agoston Haraszthy i lindur në Hungari themeloi Winery Buena Vista pranë qytetit të Sonoma nisi historia moderne e verës në Kaliforni.
Sot, California është prodhuesi dominues i verës në Shtetet e Bashkuara dhe prodhuesi i katërt më i madh në botë. Mbi 90% e të gjitha verërave të bëra në SH.B.A. vijnë nga Kalifornia.