Rreth Nesh
Nunc est bibendum
Horaci (Quintus Horatius Flaccus)
"Tani duhet te pime" (Odes I, 37, 1)
Pikerisht kjo shprehje është baza e Gotan Wine, shoqëri ambicioze dhe me përvojë, vizitojmë dhe provojmë verërat që importojmë regullisht çdo vit bashkë me prodhuesit.
Kemi më shumë se 500 etiketa nga verërat dhe rajonet më të rëndësishme të botës dhe veçanërisht nga këto rajone;
- Itali – Piemonte, Toskana, Veneto
- France – Bordo, Borgogna, Champagne
- USA – California, Oregon
Pasioni i madh për verën, na ka shtyrë që të zgjedhim për ju disa nga prodhuesit më të mirë dhe të njohur në botë. Kemi me ata marrëdhenie të drejtpërdrejta, gjë e cila na lejon që ti takojme në mënyre kostante dhe që të kemi prej tyre një pasqyrë të cilesisë vjetore dhe një parashikim të persosmerise së verave të tyre.
Në enotekën tonë, në qytetin e mrekullueshëm të Durrësit, do të gjeni më shumë se 200 etiketa të ndryshme, te gjitha me origjine nga rajonet më të rëndësishme të prodhimit të verës në mbarë botën, veçanërisht nga Langhet (Piemonte – Itali) dhe nga Borgonja (Francë).
Duam t’i përcjellim klientëve tanë, qofshin ristorante, dyqane, klube, apo thjesht të apasionuar, të njëjtat emocione që ndjejmë ne kur kemi nëpër duar një shishe vere.
Për të mos ju bezdisur me tutje me fjalë të kota, ju ftojmë në enotekën tonë ku do të gjeni miqësi dhe kompetencë dhe sigurisht…një gotë të mirë vere!
Gëzuar!!
Dyqani
Dyqani Rr. A. Goga
Pozicionuar në një nga arterieet kryesore e qytetit, vetëm disa metra larg Bashkisë, Pallatit të Kulturës dhe gërmimeve të qytetit antik.
Vëndi i duhur për të gjetur një shishe vere cilësore dhe kulturë.
Gotan Wine
Rr. A. Goga,
2001 Durrës, Shqipëri.